Telegrafi

Formacionet startuese: Arbëria dhe Besa në kërkim të rezultatit pozitiv

Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq është arena e përballjes ndërmjet Arbërisë dhe Besës, e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas fillimisht shumë të mirë të sezonit, skuadra nikoqire ka pësuar rënie në formë, ndërsa i ka humbur katër sfidat e fundit radhazi. Kështu që pozicionohet në vend të tetë në tabelë me 11 pikë.

Në anën tjetër, pas fitores së Llapit, Besa është zhvendosur në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara nga 11 ndeshje.

Formacioni startues i Arbërisë:…

Formacioni startues i Besës: Haxhijaj, Sçekiç, Ajdini, Breno Matos, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Lucas Sebastian, Thairi, Krasniqi, Syla.

Ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Besës në stadiumin “Agron Rama” fillon në orën 13:30. /Telegrafi/