Telegrafi

Formacionet e mundshme, Napoli – Real: Mertens në qendër të projektit të Sarrit

Napoli pret sonte Real Madridin në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve në 1/8 së finales.

Pas avantazhit nga Los Blancos në ndeshjen e parë me golat e Karim Benzemas, Toni Kroos dhe Casemiros, duhet një ndeshje përsosur nga djelmoshat e Maurizio Sarrit, në rast se dëshirojnë kualifikimin në fazën tjetër.

Por, me 60 mijë tifozë në përkrahje të tyre, të gjithë napolitanët ëndërrojnë një fitore kualifikuese, më poshtë keni formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): – Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Zielinski, Diawara, Hamsik; Callejón, Mertens, Insigne.

Real Madrid (4-3-3): Navas; Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Ronaldo, Benzema. /Telegrafi/