Telegrafi

Formacionet e mundshme: Vetëm fitorja ndaj Monchengladbachut mban gjallë shpresat e Interit

(Foto: Twitter/Inter)

Borussia Monchengladbachu dhe Interi zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane ka arkëtuar shtatë pikë nga katër ndeshjet e mëparshme, ashtu që me fitore do ta siguronte kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Nerazzurrët kanë vetëm dy pikë dhe duhet doemos të fitojnë që t’i mbajnë gjallë shpresat për kualifikim eventual në fazat e mëtutjeshme të garës më të madhe evropiane për klube.


Formacionet e mundshme

Borussia Moenchengladbach: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Wendt; Kramer, Neuhaus; Herrmann, Stindl, Thuram; Plea.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lautaro Martinez, Lukaku.


/Telegrafi/