Telegrafi

Formacionet e mundshme: Spanjë-Gjermani, dueli i gjigantëve

Spanja dhe Gjermania zhvillojnë duelin e gjigantëve në kuadër të Grupit 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Die Mannschaft kryesojnë grupin me nëntë pikë, një më shumë se La Roja që pozicionohet në vend të dytë.

Nuk ka dyshim që trajnerët Luis Enrique dhe Joachim Low i kanë përgatitur taktikat më të mira për këtë duel interesant që zhvillohet në Estadio de La Cartuja në Sevilla.


Formacioni i mundshëm i Spanjës: Simon – Roberto, Ramos, P. Torres, Reguillon – F. Torres, Rodri, Merino – Olmo, Morata, Oyarzabal.

Mungojnë: Busquets, Fati, Gaya, Navas.
Trajner: Luis Enrique.

Formacioni i mundshëm i Gjermanisë: Neuer – Ginter, Sule, Koch, Max – Gundogan, Kroos, Goretzka – Gnabry, Sane – Werner.

Mungojnw: Baumann, Draxler, Gosens, Halstenberg, Hofmann, Kehrer, Kimmich, Klostermann, Rudiger, Schulz.
Trajner: Joachim Low.

/Telegrafi/