Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Si mysafir i Plzenit, Barcelona luan ndeshjen e fundit për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Barcelona e eliminuar tashmë nga Liga e Kampionëve, do të luajë ndeshjen e dytë ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të rrethit të fundit.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Doosan Arena”.

Për këtë ndeshje, Plzen nuk mund të llogarisë vetëm në Jhon Mosqueran që ka karton të kuq.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, katalunasit kanë mungesa si Sergi Roberto, Ronald Araujo, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Jules Kounde, Andreas Christensen, Memphis Depay dhe Eric Garcia, derisa Robert Leëandoëski dhe Sergio Busquets, janë lënë në pushim.

Formacionet e mundshme:

Viktoria Plzen: Stanek, Tijani, Pernica, Hejda, Holik, Bucha, Kalvach, Havel, Jirka, Vlkanova, Chory.

Barcelona: Ter Stegen, Bellerin, Pique, Alonso, Balde, Pedri, Kessie, Gavi, Raphinha, Torres, Fati. /Telegrafi/

Exit mobile version