Sevilla dhe Juventus do të takohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mediat botërore tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja ekipeve.
Kampioni italian është i hendikepuar në fazën e sulmit pas lëndimit të Gonzalo Higuain, i cili iu ka shtuar futbollistëve të dëmtuar kohë më parë Pablo Dybala dhe Marko Pjaca.
Sevilla është e kompletuar dhe pritet një ndeshje e fortë pasi që fituesi pothuajse e siguron vendin e parë në grup. /Telegrafi/