Roma do të ketë duel shumë të vështirë ndaj Torinos të dielën pasdite.
Romakët do të përballen ndaj skuadrës më të vjetër nga Torino me emrin e qytetit, në një duel që pritet të jetë mjaft i vështirë.
Szczesny do të jetë në portë, Jesus, Manolas dhe Fazio pritet të jenë treshja në mbrojtje.
Emerson, Strootman, De Rossi dhe Peres do të përbëjnë mesfushën, kurse në sulm para Edin Dzekos do të jenë Salah dhe Nainggolan.
Formacioni i mundshëm i Romës: Szczesny, Jesus, Manolas, Fazio, Emerson, Strootman, Rossi, Peres, Salah, Nainggolan, Dzeko.
Formacioni i mundshëm i Torinos: Hart, Zappacosta, Ajeti, Moretti, barreca, Benassi, Lukic, Baselli, Ljajic, Belotti, Falque.