Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Roma – Milan, kthehet “El Faraone”

Roma e pret Milanin në derbin e kësaj jave në Serie A.

Një sfidë shumë interesante zhvillohet të hënën në Olimpico, ku dyja skuadrat do të hyjnë për të fituar dhe për të bërë hap të rëndësishëm për pozitat e para në tabelë.

Te Milani Donnaruman do ta përkrahin Abate, Romagnoli, Paletta dhe De Sciglio, Bonaventura, Locatelli dhe Pasalic janë në mbrojtje.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Suso, Lapadula dhe Niang janë të paprekshëm në sulm.

Te Roma, Dzeko udhëheq super sulmin e Romës, me Perottin, Nainggolan dhe El Shaarawyn që do të jenë prapa tij, ky i fundit rikthehet në formacion pas disa ndeshjeve mungesë për shkak të lëndimit.

Strootman dhe De Rossi janë prapa, kurse Rudiger, Manolas, Fazio dhe Peres janë në mbrojtje. Szczesny përkujdeset për portën.

Formacioni i mundshëm i Romës: Szczesny, Rudiger, Manolas, Fazio, Perez, Strootman, Rossi, El Shaaraëy, Nainggolan, Perotti, Dzeko.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma, Abate, Romagnoli, Paletta, De Sciglio, Bonaventura, Locatelli, Pasalic, Suso, Lapadula, Niang.

Exit mobile version