Telegrafi

Formacionet e mundshme: Roma dhe Young Boys zhvillojnë sfidën kryesore të grupit

Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e xhiros së pestë në Grupin A të Ligës së Evropës, ndërmjet Romës dhe Young Boys.

Giallorossët janë në krye të grupit me 10 pikë dhe duan të konfirmojnë kualifikimin e mëtutjeshëm pikërisht nga pozita e parë.

Në anën tjetër, Young Boys kanë shtatë pikë dhe duan rezultat pozitiv, pasi u rrezikohet kualifikimi në rast të fitores së CFR Cluj ndaj CSKA-Sofia.


Formacionet e mundshme

Roma: Lopez; Kumbulla, Cristante, Jesus; Peres, Milanese, Villar, Calafiori; Pellegrini, Perez; Mayoral.

Young Boys: Von Ballmoos; Hefti, Camara, Burgy, Garcia; Fassnacht, Rieder, Sierro, Sulejmani; Mambimbi, Nsame.


/Telegrafi/