Telegrafi

Formacionet e mundshme, Real Madrid – PSG

Ndeshja e shumëpritur mes Real Madridit dhe PSG do ta zhvillojë aktin e parë sonte(e mërkurë) në Santiango Bernabeu.    

Prej se është hedhur shorti në Ligën e Kampioënve para dy muajsh, kjo ishte përballje që tifozët e futbollit e prisnin me padurim.

Kampionët evropian në fuqi me Zinedine Zidanen në krye do të mundohen të tregojnë se janë në formë dhe jetojnë për mbrëmje si kjo.

Trajneri francez pritet të futet në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë.

Real Madrid

Përkundër përballjes Neymar – Cristiano Ronaldo, portugezi pritet të ndihmohet në slm nga Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Në anën tjetër në mesfushë pritet të kthehet treshja Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.

PSG duan ta eliminojnë Real Madridin

Në anën tjetër “princat” e Parisit të udhëhequr nga Neymar, Cavani dhe Mbappe, do të mundohet tu shkaktojnë sa më shumë probleme. /Telegrafi/ 


Real Madrid: Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić; Bale, Ronaldo, Benzema.

Paris: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Berchiche; Verratti, Diarra, Rabiot; Mbappé, Cavani, Neymar.