Telegrafi

Formacionet e mundshme: Real Madrid – Espanyol

Real Madridi e pret Espanyolin në La Liga pas duelit në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos në këtë takim pritet që të paraqiten me formacionin e zakonshëm, përpos një ndryshimi ku Vasquez pritet të jetë në vend të Jamesit.

Pritet që Kroos, Casemiro dhe Modric sërish të jenë në mesfushë.

Marcelo, Varane, Ramos dhe Carvajal pritet të përbëjnë mbrojtjen, kurse Navas është në portë.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Navas, Marcelo, Varane, Ramos, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Ronaldo, Benzema, Vasquez.

Formacioni i mundshëm i Espanyolit: Lopez, Reyes, Duarte, Caricol, Fuego, Diop, Perez, Reyes, Jurado, Moreno.