Telegrafi

Formacionet e mundshme: Real Madrid – APOEL, rikthehet CR7

Real Madridi do të nisë aventurën për mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Qipros, APOEL Nicosias.

Real Madridi për këtë duel nuk mund të llogarisë në Karim Benzeman për shkak të një lëndimi në kofshë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madridi

Po ashtu, mungon edhe Asensio i cili ka një infektim në këmbë për shkak të rruarjes së tyre.

Ronaldo pritet t’i prijë sulmit me Bale dhe Iscon, kurse mesfusha do të jetë mjaft e ngjeshur Casemiron, Kroosin dhe Modricin.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Isco, Ronaldo, Bale

APOEL: Waterman; Lago, Rueda, Carlao, Vouros; Nuno Morais, Ebecilio, Vinicius;
Sallai, De Camargo, Aloneftis.