RasenBallsport Leipzig dhe Manchester Unitedi zhvillojnë përballjen vendimtare në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Që të dyja këto skuadra kanë nga nëntë pikë, aq sa ka edhe Paris Saint-Germaini që është pjesë e këtij grupi.
Mirëpo, klubi francez luan përballë Istanbul Basaksehirit dhe në rast të fitores do ta sigurojë kualifikimin e mëtutjeshëm.
Prandaj, Leipzigu dhe Unitedi do ta kërkojnë fitoren, në mënyrë që të jenë pjesë e fazës së eliminimit direkt.
Formacionet e mundshme
RasenBallsport Leipzig: Gulacsi; Mukiele, Orban, Konate, Angelino; Haidara, Kampl, Sabitzer; Nkunku, Olmo; Poulsen.
Manchester United: De Gea; Tuanzebe, Maguire, Lindelof; Wan-Bissaka, Pogba, McTominay, Telles; Fernandes; Rashford, Greewood.
/Telegrafi/