Në Parc des Princes zhvillohet sfida kryesore e Grupit H, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe RB Leipzigut, në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Kampioni francez ka regjistruar një fitore dhe dy humbje në tri xhirot e para dhe me tri pikë të grumbulluara qëndron në pozitën e tretë në grup. Kjo do të thotë se fitorja është më se e nevojshme.
Në anën tjetër, skuadra gjermane i ka fituar dy ndeshje dhe një e ka humbur, ashtu që me gjashtë pikë ndan pozitën e parë në grup me Manchester Unitedin.
Formacionet e mundshme
Paris Saint-Germain: Navas; Florenzi, Diallo, Marquinhos, Bakker; Pereira, Paredes, Rafinha; Di Maria, Mbappe, Neymar.
RB Leipzig: Gulacsi; Orban, Upamecano, Konate; Henrichs, Haidara, Nkunku, Angelino; Sabitzer, Forsberg; Poulsen.
Manchester Unitedi dhe Istanbul Basaksehiri zhvillojnë takimin tjetër në kuadër të këtij grupi. /Telegrafi/