Vetëm një pikë i ndan tri skuadrat e para në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Kjo nënkupton se gjithçka është e hapur në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Liverpoolit në Parc des Princes.
Ndeshja e së mërkurës do të mund të vendoste për fatin e njërës prej skuadre, ku anglezët janë lider gjersa francezët në pozitën e tretë.
Neymar dhe Kylian Mbappe janë në dyshim dhe nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për kampionin e Ligue 1.
Theksojmë se ndeshjen e parë mes këtyre dyja skuadrave, Liverpooli e kishte fituar me rezultat 3-2.
PSG (3-4-3): Buffon; Marquinhos, Silva, Kimpembe; Meunier, Verratti, Di Maria, Bernat; Mbappe, Cavani, Neymar
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Milner, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane. /Telegrafi/