Telegrafi

Formacionet e mundshme, Porto – Liverpool

Porto do të pres në shtëpi Liverpoolin në një ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante.

Liga e Kampionëve është kthyer në aksion në këtë mesjavë me dy ndeshje mjaftë interesante që u zhvilluan të martën me Juventus dhe Tottenham (2-2).

Porto e ka mbyllur grupin G në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli doli lider i grupit të tij.

Djelmoshat e Sergio Conceiçaos do të mundohen ta mbajnë të hapur kualifikimin edhe për ndeshjen kthyese duke përfituar nga atmosfera në ‘Estadio do Dragao, ndërsa Liverpooli me lojën e tyre do të mundohen të shënojnë, pasi sulmi mbetet pika e tyre më e fortë.

Porto pritet të luajë me Herrera dhe Brahimin në mesfushë më të avancuar, ndërsa sulmi do t’i besohet Maregas dhe Soaresit.

Në anën tjetër Liverpooli, do t’i besojë në sulm treshes Salah, Firmino dhe Mane.

Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe pritet të jetë një nga më interesantet të kësaj jave. /Telegrafi/


Porto: Jose Sa; Maxi Pereira, Marcano, Reyes, Alex Telles; Ricardo, Sergio Oliveira, Herrera, Brahimi; Marega, Soares.

Liverpooli: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.