Juventusi do të jetë mysafirë i Portos në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Mysafirët janë favorit, por duke parë portugezët kanë një ekip mjaft të mirë, posaçërisht në fazën sulmuese pritet të jetë një ndeshje interesante.
Porto (4-3-3): Casillas; Maxi Pereira, Marcano, Felipe, Alex Telles; Danilo, Herrera, Oliver Torres; Brahimi, Andre Silva, Soares.
Juventus (4-2-3-1): Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.
Trajneri i Juventusit, Max Allegri, e ka konfirmuar se Leonardo Bonucci, nuk do të luajë kundër Portos, duke thënë se është dënim për të pasi ka treguar mos respekt për fanellën, skuadrën dhe tifozët.
Ndeshja e kthimit do të jetë më 14 mars. /Telegrafi/