Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme për derbin Manchester City – Arsenal

As Mikel Arteta dhe as Pep Guardiola nuk kanë nevojë të thonë se sa e rëndësishme mund të jetë përballja e së dielës në Etihad.

Arsenali në krye të tabelës udhëton drejt Manchester Cityt për një ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për kurorën e Ligës Premier. Topçinjtë aktualisht kanë një pikë avantazh ndaj kampionit në fuqi.

Ndërsa secila skuadër do të bëjë maksimumin për të marrë fitoren, Liverpool do të vëzhgojë me vëmendje rezultatin, pasi edhe ata përpiqen të përfitojnë. Me një lojë kaq të madhe, ka shumë për të menduar si për Guardiolan ashtu edhe për Artetan.

Lexo po ashtu Manchester City – Arsenali, derbi që mund të determinojë titullin në Ligën Premier

Megjithatë, të dyja skuadrat janë kapur nga problemet e lëndimeve gjatë pushimit ndërkombëtar. Me këtë thënë, Mirror Football hedh një vështrim se me çfarë lojtarë mund të luajnë dy ekipet.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Lewis, Dias, Akanji, Ake; Rodri; De Bruyne, Silva; Foden, Haland, Alvarez.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit:  Raya; White, Gabriel Magalhaes, Saliba, Kiwior; Rice, Jorginho, Odegaard; Saka, Havertz, Trossard. /Telegrafi/

Exit mobile version