Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Napoli – Inter, Nerazzurët pa ndryshime

PESCARA, ITALY - SEPTEMBER 11: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring the second goal during the Serie A match between Pescara Calcio and FC Internazionale at Adriatico Stadium on September 11, 2016 in Pescara, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Napoli e pret Interin të premtën mbrëma në duelin e rëndësishëm për Serie A.

Dueli zhvillohet në një moment kur Nerazzurët do të japin gjithçka për t’u rimëkëmbur në tabelë dhe do ta kenë të vështirë ndaj Napolit.

Lehtë nuk do ta kenë as Napolitanët, të cilët duhet të bëjnë shumë kalkulime në formacion për këtë duel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Gabbiadini pritet të startojë në maje të sulmit me Insignen dhe Callejon që do të jenë në krah.

Hamsik, Allan dhe Diawara do të përbëjnë mesfushën, kurse mbrojtja është komplete me Ghoulam, Albiol, Koulibaly dhe Hysajn e paprekshëm.

Interi nga ana tjetër nuk do të dallojë nga dueli i kaluar ndaj Fiorentinës dhe Joao Mario sërish do të jetë në stol.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Reina, Koulibaly, Hysaj, Albiol, Ghoulam, Hamsik, Diawara, Allan, Insigne, Gabbiadini, Callejon. 

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic, Miranda, D’Ambrosio, Miranda, Ranocchia, Ansaldi, Kondogbia, Brozovic, Candreva, Banega, Perisic, Icardi. 

Exit mobile version