Ndeshja më interesante e xhiros së pestë në Serie A është ajo mes Milanit dhe Lazios.
Në këtë takim Rosonerët janë favorit pasi janë vendas, por nuk edhe kryeqytetasit janë pretendent serioz për të arkëtuar tre pikët e radhës.
Milani renditet në vendin e dhjetë në gjashtë pikë, ndërsa Lazio në katër me shtatë pikë. Më poshtë keni formacionet e mundshme të këtij takimi.
MILAN (4-3-3): Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Sosa; Suso, Niang, Bacca. Trajneri: Montella.
LAZIO (3-4-1-2): Marchetti; Bastos, de Vrij, Radu; Basta, Parolo, Cataldi, Lulic; Milinkovic; Keita, Immobile. Trajneri: Inzaghi. /Telegrafi/