Milani do të paraqitet ndaj Crotones në duelin që parashihet të jetë i lehtë për Rossonerët e ringjallur në skenën e futbollit italian.
Milani megjithatë ka shumë mungesa dhe Montellas do t’i nevojiten disa manovrime taktike në formacion.
Kështu, pas Donnarumas do të jenë Gomez, Romagnoli, Abate dhe De Sciglio, teksa Pasalic, Locatelli dhe Kucka e përbëjnë mesfushën.
Në sulm pritet të startojnë Lapadula, Niang dhe Suso i pakapshëm.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-3): Donnarumma, De Sciglio, Gomez, Romagnoli, Abate, Pasalic, Locatelli, Kucka, Niang, Lapadula, Suso.
Formacioni i mundshëm i Crotones (4-3-3): Cordaz, Rosi, Ferrardi, Ceccherini, Martella, Barberis, Rohden, Capezzi, Palladino, Falcinelli, Trotta.
/Telegrafi/