Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Manchester United përballë Atalantës që i mungojnë disa lojtarë

Manchester United është mysafir i Atalantas për rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Gewiss Stadium”, me Djajtë e Kuq që i pret një takim i vështirë.

Për këtë sfidë, La Dea do të ketë mungesa si, Berat Gjimshiti, Robin Gosens, Rafael Toloi, Matteo Pessina dhe Hans Hateboer, që janë të lënduar.

 

Në anën tjetër, Unitedi nuk mund të llogarisë në Victor Lindelof, ndërsa Anthony Martial është në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Atalantës: Musso, Roon, Demiral, Palmino, Maehle, Freuler, Koopmeiners, Zappacosta, Pasalic, Ilicic, Zpata.

Formacioni i mundshëm i Manchester United: De Gea, Maguire, Varane, Bailly, Shaw, Fred, Pogba, Wan-Bissaka, Fernandes, Rashford, Ronaldo. /Telegrafi/

Parashiko këtë ndeshje dhe bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese të Telegrafit ‘Eksperti’

Foto: WhoScored
Exit mobile version