Manchester City përballet me RB Leipzigun në kuadër të ndeshjes së dytë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Gjermani, ndërsa sot (e martë) Citizens e presin kundërshtarin nga ora 21:00 në stadiumin Etihad.
Për këtë ndeshje, Manchester City do t’i ketë lojtarët më të mirë në dispozicion dhe do të shpresojë që me lehtësi të kalojë në çerekfinale.
Në anën tjetër, RB Leipzig ka mungesa si Xaver Schlager, Peter Gulasci, Abdou Diallo, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është Christopher Nkunku.
Formacionet e mundshme:
City: Ederson, Ake, Dias, Akanji, Stones, Gudogan, Rodri, Grealish, De Bruyne, Mahrez, Haaland.
RB Leipzig: Blaswich, Raum, Gvardiol, Orban, Simakan, Laimer, Haidara, Szoboszlai, Werner, Silva, Forsberg. /Telegrafi/