Derbi më i madh anglez do të zhvillohet këtë të dielë dhe të gjithë janë në ethe duke pritur përbërjet e mundshme.
Jose Mourinho për këtë duel pritet që të startojë në krah të sulmit me Ashley Young, ku në qendër është Pogba, dhe Mkhitaryan në krahun tjetër. Ibra është i vetëm në sulm.
Carrick dhe Herrera janë të paprekshëm në mesfushën defensive.
Darmian, Jones, Smalling dhe Valencia pritet të nisin nga mbrojtja bashkë me De Gean në portë.
Nga ana tjetër te Liverpooli në portë pritet të kthehet Mignolet, ku në mbrojtje do të jenë Clyne, Lovren, Matip dhe Milner.
Lallana, Henderson dhe Wijnaldum do të jenë në mesfushë, kurse Firmino, Sturridge dhe Coutinho do të udhëheqin sulmin.
Formacioni i mundshëm i Man. Utd: De Gea, Darmian, Jones, Samlling, Valencia, Carrick, Herrera, Young, Pogba, Mkhitaryan, Ibrahimovic.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Mignolet, Clyne, Lovren, Matip, Milner, Lallana, Henderson, Wijnaldum, Firmino, Sturridge, Coutinho.
/Telegrafi/