Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Liverpooli me disa mungesa ndaj Portos

Liverpooli do të përballet me Porton në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në ‘Anfield Road’, me The Reds që tashmë janë të kualifikuar.

Për këtë sfidë, skuadra angleze nuk mund të llogarisë në Roberto Firminon, Harvey Elliott, Joe Gomez e Curtis Jones që janë të lënduar, derisa Divock Origi, Jordan Henderson, Neco Williams, James Milner, Naby Keita, Diogo Jota e Any Robetson, janë në dyshime.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Porto i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të shpresojë në fitore.

Formacionet e mundshme

Liverpool: Alisson, Williams, Konate, Phillips, Tsimikas, Morton, Milner, Chamberlain, Salah, Origi, Minamino.

Porto: Costa, Sanusi, Mbemba, Pepe, Mario, Diaz, Oliveira, Uribe, Otavio, Taremi, Evanilson. /Telegrafi/

Foto: WhoScored
Exit mobile version