Telegrafi

Formacionet e mundshme: Liverpool – Man. City

Liverpooli do të vërtetojë kapacitetet për titull në derbin e madh ndaj Manchester Cityt në Anfield.

The Reds do të shohin të rikthyer në formacion Sturridgen i cili luan nga minuta e parë, Firmino dhe Mane janë në krah.

Can, Henderson dhe Lallana janë në mesfushë, kurse në krahët e mbrojtjes performojnë Milner dhe Clyne.

Klavan e Lovren janë në qendër të mbrojtjes dhe do të jenë partnerë të portierit Mignolet i cili pranoi një gol qesharak ndaj Stokes.

Te City do të kërkohen balancat në mesfushë, me Agueron i cili rikthehet në sulm.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Mignolet, Milner, Klavan, Lovren, Clyne, Can, Henderson, Lallana, Firmino, Sturridge, Mane.

Formacioni i mundshëm i Man Cityt: Bravo, Zabaleta, Otamendi, Kolarov, Clichy, Fernandinho, Fernando, Sterling, Silva, Bruyne, Aguero.

/Telegrafi/