Telegrafi

Formacionet e mundshme: Lille – Chelsea

Chelsea është nikoqir i Lilles për takimin e dytë që luhet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 në të mirë të Bluve, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të luajnë në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”.

Për këtë ballafaqim, Lille nuk do të mund të llogarisë vetëm në Orestis Karnezis që është i lënduar.

Në anën tjetër, Chelsea do të ketë mungesa si Reece James dhe Ben Chilwell që janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Cesar Azpilicueta dhe Callum Hudson-Odoi.

Formacionet e mundshme

Lille: Jardim, Çelik, Fonte, Botman, Djalo, Andre, Xeka, Bamba, Ben Arfa, Sanches, David.

Chelsea: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, Alonso, Mount, Jorginho, Kante, Ziyech, Pulisic, Havertz. /Telegrafi/