Kosova do të përballet me Kroacinë sonte në Shkodër nga ora 20:45.
Albert Bunjaku ka bërë gati skuadrën dhe kërkon paraqitje dinjitoze përballë Kroacisë.
Për Kosovën në portë pritet të jetë Samir Ujkani, ndërsa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ajo e ndeshjes së kaluar. Në të djathë Perdedaj, në qendër Rrahmani dhe Pnishi, ndërsa në të majtë Paqarada.
Mesfusha është kokëçarja e Bunjakut, pasi ka shumë konkurrencë dhe lojtarët janë pothuajse të një niveli.
Hekuran Kryeziu duket se pas paraqitjes së mirë me Finlandën e ka vendin aty, ndërsa në luftë me të për një vend janë edhe Eroll Zejnullahu, Alban Meha e Herolind Shala. Për këta dy të fundit nuk është pozicion natyral, shkruan Telegrafi.
Treshja që do ta mbështet sulmuesin pritet të përbëhet nga Milot Rashica, Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Arbër Zeneli mund ta zë një vend në këto pozicione. Sulmi do t’i besohet Albert Bunjakut që ka fituar balotazhin me Bersant Celinën.
Në anën tjetër edhe gazetarët kroatë kanë parashikuar formacionin e skuadrës së tyre përfaqësuese.
Trajneri pritet ta angazhojë në krah mbrojtësin e Dinamos, Josip Pivaric, i cili nuk është dëshmuar me fanellën e përfaqësueses. Ivan Strinic pritet të qëndrojë në bankën rezervë, së paku deri në ndeshjen kundër Finlandës.
Befasi tjera përpara portierit Danijel Subasic nuk pritet të ketë. Vedran Corluka do të jetë qendër e mbrojtjes dhe kapiten, ndërsa krahas tij pritet të luajnë Vida dhe Sime Vrsaljko, transmeton Telegrafi.
Më e përfolur është mesfusha, ku mungojnë Luka Modric dhe Ivan Rakitic. Kështu, krahas Milan Badelj pritet angazhimi i Marko Rog apo Mateo Kovacic. Në krahë do të luajnë Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.
Dhe në sulm, Cacic raportohet se do të luajë me dy sulmues. Mario Mandzukic është i pazëvendësueshëm, ndërsa krahas tij pritet të luajë ose Nikola Kalinic ose Andrej Kramaric. /Telegrafi/