Telegrafi

Formacionet e mundshme: Kampioni në fuqi, Chelsea e nis fazën e grupeve me takimin përballë Zenitit

Chelsea është nikoqir i Zenitit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me The Blues që shihen si favoritë absolut.

Kampioni në fuqi për këtë përballje nuk mund të llogarisë në Christian Pulisicin dhe N’Golo Kanten, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Zeniti do të jetë pa lojtarët si Magomed Ozdoev, Dejan Lovren, Vyacheslav Karavaev, që janë po ashtu të lënduar, derisa në dyshime janë Wilmar Barrios e Dimitri Chistyakov.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy, Rudiger, Christensen, Azpilicueta, Alonso, James, Jorginho, Kovacic, Mount, Havertz, Lukaku.

Formacioni i mundshëm i Zenitit: Kerzhakov, Sutormin, Rakitskiy, Santos, Krugovoy, Wendel, Barrios, Kuzyaev, Malcom, Azmoun, Dzyuba. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc