Telegrafi

Formacionet e mundshme, Juve – Porto: Allegri mes Pjanic e Khediras

Juventus pret Porton në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve me avantazhin 0-2 nga ndeshja e parë në tokën portugeze.

Leonardo Bonucci është konfirmuar nga Massimiliano Allegri se do të luajë nga minuta e parë, por tekniku italian është në mes Miralem Pjanic dhe Sami Khedira.

Zonja e Vjetër pritet të luajë me katër mbrojtës, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Marchisio, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

Porto (4-3-3): Casillas; M. Pereira, Felipe, Marcano, Layun; Herrera, D. Pereira, Neves; Torres, André Silva, Brahimi. /Telegrafi/