Telegrafi

Formacionet e mundshme: Inter – Sheriff Tiraspol

Interi është nikoqir i Sheriff Tiraspolit në takimin që luhet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në ‘Giuseppe Meazza’ me Nerazzurët që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Interi nuk mund të llogarisë vetëm në Christian Eriksenin që është ende duke u rikuperuar nga sulmi në zemër që e pësoi në Euro 2020.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, edhe Sheriff do të ketë një mungesë, si ajo e Lovro Bizjak, që është i lënduar.

Formacioni i mundshëm i Interi: Handanovic, Bastoni, De Vrij, Skriniar, Perisic, Vecino, Brozovic, Barella, Dumfries, Martinez, Dzeko.

Formacioni i mundshëm i Sherrif Tiraspol: Athanasiadis, Cristiano, Dulanto, Hurtado, Costanza, Addo, Thill, Velez, Kolovos, Traore, Yakhshiboev. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc