Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Inter – Roma, Nagatomo startues?

Interi e pret Romën të dielën mbrëma në një nga duelet kryesore të këtij sezoni që pritet të definojnë gjërat për të dyja skuadrat.

Interi ka pak zgjedhje në mbrojtje kur dihet mungesa e liderit Miranda dhe rolin e tij do ta marrë Medel në mbrojtjen prej tri lojtarëve të përbërë nga ai Nagatomo dhe Murillo. Po, Nagatomo pritet të startojë për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij dhe aftësinë për të ndalur Mohamed Salahun, detyrë të cilën mirë e ka përmbushur në të kaluarën, shkruan Telegrafi.

D’Ambrosio do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, kurse Candreva në krahun e djathtë, për të krijuar balancat në mbrojtje dhe në sulm sa i përket krahut, kurse balanci në mesfushë do të rruhet nga Gagliardini dhe Kondogbia, me këtë të fundit që është favorit të startojë para Ever Banegas.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Joao Mario dhe Perisic do të jetë dyshja prapa Icardit të vetmuar në sulm, i cili është koha që të shënojë dhe që të ndihmojë Interin në rrugëtimin për Ligën e Kampionëve.

Te Roma nuk priten shumë ndryshime. Fazio, Manolas dhe Rudiger do të jenë në mbrojtjen prej tri lojtarëve, kurse Peres, Rossi, Strootman dhe Emerson në mesfushë.

Nainggolan dhe Salah do të ndihmojnë Dzekon drejt golave në atë që pritet të jetë një spektakël i madh mes dy prej klubeve më atraktive italiane.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic, Nagatomo, Medel, Murillo, D’Ambrosio, Gagliardini, Kondogbia, Candreva, Mario, Perisic, Icardi.

Formacioni i mundshëm i Romës: Szczesny, Fazio, Manolas, Rudiger, Peres, Rossi, Strootman, Emerson, Nainggolan, Salah, Dzeko.

/Telegrafi/

Exit mobile version