Telegrafi

Formacionet e mundshme, Gjermani – Danimarkë: Nagelsmann me shumë gjasa nuk do të guxojë të bëjë ndryshime

Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00.

Gjermania nikoqire dukej e fortë në fushatën e tyre në Grupin A, duke mposhtur me lehtësi Skocinë dhe Hungarinë përpara se goli i vonë i barazimit të Niclas Füllkrug kundër Zvicrës t’i konfirmonte ata si fitues të grupit.

Skuadra ka emra si Jamal Musiala, Toni Kroos dhe Florian Wirtz, që janë dukur të shkëlqyera dhe në BVB Stadion Dortmund, të besuarit e Julian Nagelsmann do të ndihet e sigurt. Ata duan çerekfinalen e katërt të Kampionatit Evropian nga pesë edicionet e fundit.

 


Danimarka, megjithatë, do të kërkojë shanset e saj, ndërsa deri tani kanë dëshmuar veten si një ekip i vështirë për t’u mposhtur me tre barazime në tre ndeshjet e saj në Grupin C.

Christian Eriksen ka qenë në formë , ndërsa Jonas Wind dhe Rasmus Højlund janë në gjendje të shkaktojnë probleme për çdo mbrojtje. Këto dy skuadra kanë barazuar tre nga katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur mes vete.


Formacionet e mundshme

Gjermani: Neuer; Kimmich, Rüdiger, Schlotterbeck, Mittelstädt; Andrich, Kroos; Musiala, Gündogan, Wirtz; Havertz.

Danimarkë: Schmeichel; Andersen, Vestergaard, Christensen; Kristiansen, Norgaard, Eriksen, Hojbjerg, Mahle; Hojlund, Wind.