Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Genoa – Juventus, Higuain kthehet në formacion

Juventusi do të dëshmojë edhe një herë kredencialet për titull në udhëtimin e vështirë te Genoa, aty ku fare nuk është lehtë të fitohet një ndeshje.

Për dallim nga ndeshja ndaj Sevillas, pritet që të luajë Higuain dhe kjo do të lehtësojë punën për Juventusin.

Rugani do të startojë në mbrojtje krahas Bonuccit dhe Chiellinit, kurse mesfusha do të përbëhet nga pesë lojtarë, ku janë Alves, Khedira, Marchisio, Pjanic dhe Sandro.

Në sulm Mandzukic është i sigurtë, teksa Higuain në dyshim, por pritet që të luajë.

Formacioni i mundshëm i Juventusit (3-5-2): Buffon, Rugani, Bonucci, Chiellini, Alves, Khedira, Marchisio, Pjanic, Sandro, Mandzukic, Higuain.

Formacioni i mundshëm i Genoas (3-4-3): Perin, Munoz, Burdisso, Izzo, Laxalt, Rigoni, Rincon, Edenilson, Ocampmos, Simeone, Ninkovic.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version