Telegrafi

Formacionet e mundshme: Everton – Liverpool, Klopp i beson skuadrës

Evertoni e pret Liverpoolin në Godisson Park për një prej dueleve më të rëndësishme të sezonit për këto dy skuadra.

Skuadrat nga Merseyside pritet të paraqiten në mënyrë ofensive në këtë duel.

Liverpooli do të ketë Mignolet në portë, Clyne, Lovren, Matip i rikthyer dhe Milner e përkrahin atë, kurse Lallana, Henderson e Wijnaldum janë në mesfushë.

Mane, Origi dhe Firmino do të jenë në sulm të paluhatshëm.

Formacioni i mundshëm i Evertonit: Stekelenburg, Baines, Williams, Mori, Coleman, Barkley, Gueye, Barry, Lennon, Lukaku, Valencia.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Mingolet, Clyne, Lovren, Matip, Milner, Lallana, Henderson, Wijnaldum, Mane, Origi, Firmino.