Pas fitores ndaj Juventusit, Interi është në kërkim të fitores së tretë radhazi në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Frank De Boer do të luajë nesër (e mërkurë) ndaj Empolit në xhiron e pestë nga ora 20:45, por në këtë takim nuk do të ketë ndihmën e Ever Banegas së diskualifikuar për shkak të kartonit të kuq ndaj Zonjës së Vjetër.
Por, në vend të tij pritet të luajë Geoffrey Kondogbia, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme.
Empoli (4-3-1-2): Skorupski; Laurini, Bellusci, Barba, Pasqual; Tello, Mauri, Croce; Saponara; Maccarone, Pucciarelli. Trajner: Martusciello.
Inter (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Santon; Medel, Kondogbia; Candreva, Joao Mario, Perisic; Icardi. Trajner: De Boer. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JPUnscTcF14