Telegrafi

Formacionet e mundshme: Dinamo Kiev – Barcelona

Barcelona do të luajë në udhëtim te Dinamo Kievi në kuadër të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “NSC Olimpiyskiy Stadium”, me Blaugranasit që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, skuadra ukrainase nuk mund të llogarisë në Ibrahim Kargbo, Vladyslav Kulach, Artem Besedin, Denys Popov, Vladyslav Supriaga dhe Vitalli Mykolenko, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, katalunasit do të jenë pa Martin Braithwaite, Gerard Piquen e Sergio Aguero, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa Sergi Roberto e Pedri janë në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Dinamo Kievit: Boyko, Kedziora, Zabarnyi, Syrota, Karavaev, Shaparenko, Sydorchuk, Tsygankov, Buyalskiy, Pena, Shkurin.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Alba, Garia, Araujo, Mingueza, De Jong, Busquets, Gavi, Ansu Fati, Dest, Depay.

Parashiko këtë ndeshje dhe bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese të Telegrafit ‘Eksperti’. /Telegrafi/

Foto: WhoScored