Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: City – Chelsea, betejë taktike mes trajnerëve

Manchester City dhe Chelsea do të përballen në atë që do të jetë një betejë e vërrtet taktike mes dy skuadrave të shtunën në mesditë.

Pep Guardiola dhe Antonio Conte pritet që të vënë në dispozicion të tyre skuadra të koncentruara ofensive, ani pse kanë stil ndryshe të lojës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

Guardiola në këtë takim pritet që të startojë me tri mbrojtës, Kolarovin, Stones dhe Otamendin, në një mesfushë mjat sulmuese ku janë Sterling, Fernandinho, Gundogan dhe Sagna, teksa Silva dhe De Bruyne do të jenë prapa Agueros i cili është në vijën ekstreme të sulmit.

Te Chelsea nuk do të ketë ndryshime për këtë takim dhe formacioni do të jetë i njëjtë sikurse ndaj Tottenhamit edhe pse Antonio Conte mund të ndryshojë aspekte taktike të lojës, varësisht nga rrjedha e lojës.

Formacioni mundshëm i Cityt (3-4-2-1): Bravo, Kolarov, Stones, Otamendi, Sterling, Fernandinho, Gundogan, Sagna, De Bruyne, Sivla, Aguero.

Formacioni i mundshëm i Chelseat (3-4-3): Courtois, Azpilicuta, Luiz, Cahill, Moses, Matic, Kante, Alonso, Pedro, Costa, Hazard.

Exit mobile version