Telegrafi

Formacionet e mundshme: Chelsea – Tottenham, Conte i beson 3-4-3

Chelsea do të përballet ndaj Tottenhamit në ndeshjen kryesore të javës në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë në krye të tabelës dhe Tottenhami ende s’ka asnjë humbje.

Të dyja skuadrat do të tentojnë të fitojnë, por Tottenhami ka katër mungesa të rëndësishme në formacion.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chelsea para duelit ndaj Tottenhamit

Te Chelsea nga minuta e parë do të luajnë Hazard, Pedro dhe Costa në sulm, përcjellë nga katërshja në mesfushë Alonso, Kante, Matic dhe Moses, përcjellë nga mbrojtja e hekurt, Azpilicueta, Luiz dhe Cahill.

Courtois është i paprekshëm në portë.

Lloris te Tottenhami do të paraqitet nga minuta e parë, përcjellë nga Walker, Dier, Wimmer dhe Vertonghen, Wanyama dhe Dembele në mesfushën defensive, Heung Min, Alli dhe Eriksen në mesfushën ofensive dhe Kane si sulmues i vetëm përpara.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois, Cahill, Luiz, Azpilicueta, Alonso, Kante, Matic, Moses, Hazard, Costa, Pedro.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris, Walker, Dier, Wimmer, Vertonghen, Wanyama, Dembele, Heung-Min, Alli, Eriksen, Kane.