Chelsea është nikoqir i Malmos në përballjen që luhet në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Stamford Bridge’, me The Blues që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, skuadra londineze do të ketë mungesën e Christian Pulisic, që vazhdon të jetë i lënduar.
Në anën tjetër, Malmo nuk mund të llogarisë në OLA Toivonen, Jonas Knudsen, Oscar Lewicki, Patriot Sejdiu, që janë të lënduar, gjersa Anel Ahmedhodzic është i suspenduar.
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Arrizabalaga, Sarr, Silva, Christensen, Hudson-Odoi, Kante, Jorginho, Alonso, Mount, Havertz, Werner.
Formacioni i mundshëm i Malmos: Dahlin, Brosson, Nielsen, Moisander, Larsson, Innocent, Rakip, Christiansen, Berget, Birmancevic, Colak. /Telegrafi/