Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Chelsea me disa mungesa ndaj Malmos

Chelsea është mysafir i Malmos në rrethin e katër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të zhvillohet në stadiumin “Eleda Stadion”, me The Blues që janë favoritë.

Për këtë sfidë, Malmo nuk mund të llogarisë në Jonas Knudsen, Ola Toivonen dhe Patriot Sejdiu, që janë të lënduar, derisa Felix Bejimo është i lënduar.

Në anën tjetër, Chelsea ka mungesa si Timo Werner, Romelu Lukaku dhe Mateo Kovacic, që po ashtu janë të lënduar, gjersa në dyshime janë Christian Pulisic dhe Mason Mount.

Formacionet e mundshme:

Malmo: Dahlin, Brorsson, Nielsen, Ahmedhodzic, Olsson, Christiansen, Innocent, Pena, Larsson, Birmancecvic, Colak.

Chelsea: Arrizabalaga, Rudiger, Christensen, Chalobah, Chilwell, Jorginho, Niguez, Azpilicueta, Ziyech, Hudson-Odoi, Havertz. /Telegrafi/

Parashiko këtë ndeshje dhe bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese të Telegrafit ‘Eksperti’

Foto: WhoScored
Exit mobile version