Telegrafi

Formacionet e mundshme: Chelsea – Bournemouth, Costa nuk luan

Chelsea do të presë Bournemouthin ku do të synojë të zgjasë serinë e pamposhtshmërisë.

Për këtë takim do të detyrohet që Conte të bëjë disa ndryshime të onsidrueshme.

Costa mungon për shkak të suspendimit dhe në vend të tij luan Batshuayi.

Eden Hazard është në dyshim, kurse N’Golo Kante nuk luan për shkak të kartonit, dhe zëvëndësohet nga Fabregas.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois, Cahill, Luiz, Azpilicueta, Alonso, Fabregas, Matic, Moses, Hazard, Batshuayi, Willian.

Formacioni i mundshëm i Bournemouth: Bourc, Smith, Cook, Francis, Daniels, Arter, Wilshere, Ibe, King, Pugh, Afobe.