Telegrafi

Formacionet e mundshme: Bayern Munichu e pret një takim i vështirë ndaj Benficas

Bayern Munichu është mysafir i Benficas në takimin që luhet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Estadio da Luz’, me Bavarezët që nuk i pret një takim i lehtë.

Për këtë sfidë, Benfica nuk mund të llogarisë në dy lojtarë si, Haris Seferovic dhe Valentino Lazaro, që janë të dy të lënduar.

Në anën tjetër, Bayern Munichu do të ketë tre mungesa si Sven Ulreich, Alphonso Davies dhe Leon Goretzka, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Benficas: Vlachodimos, Vertonghen, Otmanedi, Verissimo, Gilberto, Weigl, Mario, Grimaldo, Nunez, Rafa, Yaremchuk.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer, Hernadez, Upamecano, Sule, Pavard, Kimmich, Sabitzer, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski. /Telegrafi/

Foto: WhoSored.com