Bayern Munich do të përballet sot (e martë) me Red Bull Salzburgun në kuadër të ndeshjes së dytë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në Austri kishte përfunduar 1-1, derisa nga ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”, Bavarezët do të sulmojnë më të gjitha forcat.
Për këtë duel, Bayerni do të jetë pa Corentin Tolisson, Leon Goretzkan dhe Manuel Neuer që janë të lënduar, ndërsa Alphonso Davies ka probleme me zemër.
🔴 #UCL-Matchday 🔴#PACKMAS vs. Salzburg!#MiaSanMia #FCBayern #FCBSAL pic.twitter.com/My3t1WEZQK
— FC Bayern München (@FCBayern) March 8, 2022
Në anën tjetër, RB Salzburg do të ketë edhe më shumë mungesa si, Albert Vallçi, Zlatko Junuzovic, Oumar Solet, Sekou Koita, Ousmane Diakite, Benjamin Sesko, Nohad Okafor dhe Jerome Onguene, që janë po ashtu të lënduar.
Formacionet e mundshme
Bayern Munich: Ulreich, Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez, Musiala, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski.
RB Salzburg: Kohn, Ulmer, Wober, Piatowski, Kristensen, Capaldo, Camara, Seiwald, Aaronson, Adamu, Adeyemi. /Telegrafi/