Telegrafi

Formacionet e mundshme: Barcelona luan përballë Dinamo Kievit që ka nëntë lojtarë të infektuar me coronavirus

Barcelona do të përballet sonte me Dinamo Kievin në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo sfidë që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Camp Nou, me Blaugranasit që cilësohen si favoritë.

Për këtë sfidë, Ronald Koeman nuk mund të llogarisë në Philippe Coutinhon, Samuel Umtitin dhe Araujo, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, skuadra ukrainase ka nëntë lojtarë të infektuar me coronavirus dhe me Besiedin, Burda, Kostevchy që janë të lënduar, dhe Sydorchik që është i përjashtuar me karton të kuq.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Pique, Lenglet, Firpo; Pjanic, de Jong; Dembele, Pedri, Fati; Griezmann.

Formacioni i mundshëm i Dinamo Kievit: Nescheret; Kedziora, Zabarnyi, Popov, Shabanov; Andriyevskyi, Shepelyev; Tshyankov, Buyalskyi, de Pena; Supriaha. /Telegrafi/