Telegrafi

Formacionet e mundshme: Atletico – Real Madrid, dilema për Zidanen

Atletico Madridi do ët presë në shtëpi Real Madridin për ndeshjen e sezonit të mërkurën mbrëma.

Los Blancos pritet që të përballen me Atleticon në duelin më të rëndësishëm të tyre të sezonit.

Reali ka epërsi 3-0 dhe për këtë do të duhet të stabilizojë mbrojtjen, aty ku Zidane vazhdon të ketë shumë dilema.

Në krahun e djathtë mungon Carvajal për shkak të lëndimit, aty ku Zidane dueht të vendosë mes Nachos dhe Danilos, e ku sipas të gjitha gjasave mund ta shohim Nachon.

Ai do të përkrahet në qendër nga Ramos dhe Varane, kurse Marcelo mban krahun e majtë.

Kroos, Casemiro dhe Modric pritet të rreshtohen në trshen e mesfushës, kurse mund ta shohim Iscon në krah të djathtë, me Benzeman në qendër, e Ronaldon në të majtën.

Te Atletico muind të shohim një formacion ofensive 4-4-2 me sulmues ekstrem, ku Gameiro dhe Griezmann do të përkrahen nga Koke dhe Carrasco në të dy krahët dhe Gabi e Saul në qendër, të gjithë me prirje ofensive.

Në mbrojtje pa dyshim do të jenë Savic, Godin, Luis dhe Hernandez dhe Oblak në portë.

Formacioni i Atletico Madridit: Oblak, Luis, Godin, Savic, Hernandez, Koke, Gabi, Niguez, Carrasco, Gameiro, Griezmann.

Formacioni i Real Madridit: Navas, Nacho, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Casemiro, Modric, Isco, Benzema, Ronaldo.