Telegrafi

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Chelsea, apo përballja mes Simones me Conten

Ndeshje tejet e fortë pritet të zhvillohet mes Atletico Madridit dhe Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadra që njihen për futboll fitues dhe të fortë do të masin forcat në Wanda Metropolitana.

Diego Simeone pritet që vijën e parë të sulmit t’ia besojë Antoine Griezmannit të mbështetur nga Correa.

Në anën tjetër Conte pritet që kundër Atleticos t’i besoj sulmin spanjollit Alvaro Morata, të mbështetur nga Pedro dhe Willian.

Kjo ndeshje është më shumë e rëndësishme për Atleticon që ka barazuar ndeshjen e parë me Romën.

Chelsea e kishte shkatërruar Qarabagun në ndeshjen e parë. /Telegrafi/


Atletico: Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luis; Koke, Gabi, Partey, Niguez; Griezmann, Correa.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Luiz, Cahill; Zappacosta, Kanté, Bakayoko, Alonso; Ëillian, Pedro; Morata.