Telegrafi

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Barcelona, MSN të paprekshëm

Atletico Madridi e pret Barcelonën të dielën në një nga duelet kryesore në La Liga këtë sezon që mund të definojë shumë gjëra.

Atletico Madridi ndaj Barcelonës e ka trenin e fundit që të rikthehet në luftën për titull.

Për këtë, Simeone ka menduar që para Oblakut në mbrojtje të jenë Luis, Godin, Savic dhe Vrsajlko, kurse katërshja e mesfushës të përbëhet nga Carrasco, Gabi, Koke dhe Saul.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

Griezmann dhe Gameiro pritet të zënë pozicionet në sulm në formacionin 4-4-2, shkruan Telegrafi.

Barcelona nga ana tejtër pos MSN-së që janë të paprekshëm pritet ta shohë në mesfushë të rikthyer Andre Gomesin, Busquetsin dhe Iniestan, me këtë të fundit që do të ketë rolin udhëheqës.

Sergi Roberto dhe Alba janë në krahët e mbrojtjes, kurse Umtiti dhe Pique pritet të startojnë në mbrojtje para Ter Stegenit.

Formacioni i mundshëm i Atleticos: Oblak, Luis, Godin, Savic, Vrsaljko, Carrasco, Gabi, Koke, Niguez, Griezmann, Gameiro.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Sergi Roberto, Umtiti, Pique, Alba, Gomez, Busquets, Iniesta, Messi, Suarez.