Atalanta dhe Paris Saint-Germain do të takohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Estadio da Luz”, me parisienët që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë takim, Atalanta nuk mund të llogarisë në Josip Ilicic, Pierluigi Gollini dhe Jose Palomino, që janë të lënduar.
🎬 La vigilia di #AtalantaPSG!
⏪ The eve of the #UCL QF!👉 https://t.co/IRCzAKeGUJ#GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/eg9MxwW7cz
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 11, 2020
Në anën tjetër, PSG do të jetë pa lojtarët si, Laywin Kurzawa dhe Marco Verratti që janë të lënduar, derisa Angel di Maria ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Thomas Tuchel konfirmoi se Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, mirëpo ende nuk është e qartë nëse do të luajnë nga minuta e parë.
🔴𝗥𝗘𝗔𝗗𝗬🔵#WeAreParis pic.twitter.com/uatQ3HGoXq
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 11, 2020
Formacioni i mundshëm i Atalantas: Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Malinovskiy; Zapata.
Formacioni i mundshëm i PSG-s: Navas; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Gueye, Marquinhos, Herrera; Sarabia, Icardi, Neymar. /Telegrafi/