Telegrafi

Formacionet e mundshme: Arsenal – Stoke City

Arsenali do të presë Stoke Cityn në shtëpi në një nga duelet më të rëndësishme për Topçinjt.

Arsenali do të provojë që të paraqitet me formacionin më të mirë në këtë duel, ku në portë do të jetë Cech, kurse sulmit do t’i prijë Giruod pasi është plotësisht i gatshëm.

Nga minuta e parë vend në formacion pritet të gjejë edhe Mustafi bashkë me Koscielnyn, teksa dilemat e mëdha mbeten në krah për Wengerin dhe në mesfushë.

Granit Xhaka do të luftojë për një vend, por pas dy ndeshjeve radhazi si startues nuk pritet që ai të startojë, kurse të paprekshëm janë Sanchez, Ozil dhe Walcott.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Cech, Gabriel, Mustafi, Monreal, Kosielny, Coquelin, Xhaka, Walcott, Ozil, Walcott, Sanchez.

Formacioni i mundshëm i Stoke Cityt: Grant, Pieters, Muniesa, Indi, Johnosn, Adam, Whelan, Allen, Shaqiri, Arnautocic, Bony.